Skip to content

Distributorët ​

Përcaktimi i distributorëve (agjentëve të shitjes), i kompensimit të tyre dhe i partnerëve që mbulojnë.

Ku gjendet: Shitjet › Veglat › Distributorët

Distributor i ri ​

Distributor i ri në Finabit Web
  1. + I ri.
  2. Te Të dhënat zgjidhni Distributorin, Kompensimin (nga Kompensimet e Distributorëve), Pagën dhe Pozitën.
  3. Te Relacionet klikoni Shto rresht për çdo grup partnerësh që mbulon: Njësia dhe Lloji (të detyrueshme), Konsumatori, Grupi i partnerit, Kategoria e partnerit, Regjioni dhe Memo.
  4. Te Shfrytëzuesit zgjidhni përdoruesit që lidhen me distributorin (Zgjedh të gjitha / Ç'zgjedh të gjitha).
  5. Ruaj. Pa asnjë rresht te Relacionet, forma nuk ruhet.

Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Tabelat Ndihmëse (shigjeta poshtë butonit) › Distributorët.

Menyja Tabelat Ndihmëse te tabi Konsumatorët në Finabit DesktopLista Distributorët në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Distributori, Kompensimi, Paga.

Distributor i ri ​

Relacionet e Distributorve (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Relacionet e Distributorve (I Ri).
  2. Shkruani Distributorin, zgjidhni Kompensimin dhe plotësoni Pagën dhe Pozitën.
  3. Në tabelë shtoni rreshtat e relacioneve: Njësia, Lloji, Konsumatori, Gr. i Partnerit, Kat. e Partnerit dhe Regjioni.
  4. Djathtas, te Shfrytëzuesit, shënoni përdoruesit që lidhen me distributorin (Zgjedh të gjitha / Ç'zgjedh të gjitha).
  5. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit