Skip to content

Gjenero arka me llogari kalimtare ​

Gjeneron automatikisht dokumentet e arkës për kalimin e parave nga një llogari në tjetrën përmes një llogarie kalimtare, për një periudhë.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Transaksionet › Gjenero arka me llogari kalimtare

Gjenero arka me llogari kalimtare në Finabit Web
  1. Zgjidhni Llogarinë burimore, Llogarinë destinuese dhe Llogarinë kalimtare (të gjitha të detyrueshme).
  2. Zgjidhni periudhën (Prej datës – Deri më datë).
  3. Klikoni Gjenero.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Listat › Gjenerimi i arkave. Hapet dritarja Gjenerimi i arkave me llogari kalimtare.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopGjenerimi i arkave me llogari kalimtare në Finabit Desktop
  1. Zgjidhni Llogarinë burimore, Llogarinë destinuese dhe Llogarinë kalimtare.
  2. Te Prej dhe Deri zgjidhni periudhën.
  3. Klikoni Gjenero. Për të dalë pa gjeneruar mbyllni dritaren me X.

Kujdes

Gjenerimi krijon dokumente kontabël. Kontrolloni llogaritë dhe periudhën para se të klikoni Gjenero.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit