Skip to content

Menaxhimi i platformës ​

Konsola e platformës (Platform console) është vendi nga ku operatorët e Finabit Web menaxhojnë të gjitha kompanitë e një instalimi: aprovojnë regjistrimet e reja, caktojnë planet dhe numrin e shfrytëzuesve, ndalin ose rikthejnë qasjen, përcaktojnë profilet standarde dhe ndihmojnë shfrytëzuesit me ndarje ekrani.

Konsola nuk është pjesë e një kompanie. Hyrja në të nuk ju fut në asnjë kompani, dhe shfrytëzuesit e kompanive nuk mund të hyjnë në të.

Ku gjendet: adresa e Finabit Web + /platform, p.sh. https://web.finabit.com/platform, ose te serveri i klientit http://<adresa-e-serverit>:<porti>/platform.

Gjuha

Konsola e platformës është në anglisht. Në këto udhëzime emrat e butonave dhe të fushave jepen ashtu siç shfaqen në ekran.

Menyja ​

Konsola e platformës: Overview
MenyjaÇka bëni atyKush e sheh
OverviewPërmbledhja: numrat kryesorë dhe çka pret vendimTë gjithë
CompaniesKompanitë: aprovimi, qasja, plani, shfrytëzuesit, siguriaTë gjithë
Plans & billingPlanet dhe faturimiTë gjithë
ProfilesProfilet e platformësTë gjithë
Audit logRegjistri i veprimeveTë gjithë
AdministratorsAdministratorët e konsolësVetëm Super admin
Screen shareNdarja e ekranit dhe ndihma në kompjuterVetëm Super admin
SettingsCilësimet e instalimitVetëm Super admin

Butoni lart majtas e palos ose e hap menynë anësore. Lart djathtas, te emri juaj, gjenden Change password (ndërrimi i fjalëkalimit) dhe Sign out (dalja).

Menyja e përdoruesit: Change password, Sign out

Rolet e administratorëve ​

RoliÇka mund të bëjë
Read onlySheh gjithë konsolën, nuk ndryshon asgjë. Mund të eksportojë listat.
ApproverAprovon, refuzon, ndal dhe riaktivizon kompanitë; ndryshon planin, numrin e vendeve, qasjen, sigurinë dhe administratorët e kompanisë.
Super adminGjithçka: edhe arkivimin e kompanive, planet, profilet, administratorët e konsolës, ndarjen e ekranit dhe cilësimet.

Çdo veprim në konsolë regjistrohet te Audit log, me emrin e administratorit dhe kohën.

Faqet ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit