Skip to content

Detajet e Fletëporosive ​

Rreshtat e porosive të shitjes me sasinë e porositur, të faturuar dhe të rezervuar.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Detajet e Fletëporosive

Detajet e Fletëporosive në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri, Shifrën e artikullit dhe Njësinë.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet.

Butonat ​

ButoniÇka bën
RikontoRikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij).
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

ID e Dok., Shifra, Njësia, Emri, Nr Trans., Data e Dok., Invoiced_TransactionNo, InvoicedDate, Sasia, Sasia e faturuar, Sasia e rezervuar, Faturuar.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Detajet e Fletëporosive.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Detajet e Fletëporosive. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri; poshtë tyre artikulli dhe njësia.

    Detajet e Fletëporosive në Finabit Desktop
  2. Kolonat: ID e Dok., Shifra, Njësia, Emri, Nr Trans., Data e Dok., Invoiced_TransactionNo, InvoicedDate, Sasia, Sasia e faturuar, Sasia e rezervuar; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito (hap dokumentin), Kartela e Artikullit, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit