Tema
Profilet e platformës (Profiles)
Profilet e platformës janë profilet standarde me të cilat fillon çdo kompani: çka sheh çdo lloj shfrytëzuesi kur hyn (menyja, faqja kryesore, kolonat dhe fushat e ekraneve). Kompanitë mund t'i ndryshojnë për vete; të drejtat i vendosin gjithmonë rolet e kompanisë. Për profilet brenda kompanisë shih Profilet.
Ku gjendet: menyja Profiles (/platform/profiles)
Lista

Kolonat: Profile (emri, kodi, përshkrimi; ylli Default te profili standard), Personalization (Allowed ose Off for users), Customized screens, Updated, Status (Active ose Retired).
- Edit: hap profilin.
- Retire / Restore: profili i tërhequr nuk u jepet kompanive të reja; kompanitë që e kanë e mbajnë.
Krijimi, ndryshimi dhe aprovimi bëhen nga Super admin.
Profilet fillestare
Add starter profiles shton profilet e gatshme që mungojnë (nuk mbishkruan asnjë ekzistues):
| Profili | Për kë |
|---|---|
| Business Manager | Drejtuesi i kompanisë: menyja e plotë dhe faqja kryesore e plotë. Është profili standard. |
| Accountant | Kontabiliteti, banka dhe arka, faturat, pasqyrat financiare |
| Sales | Shitjet, artikujt, çmimet, arkëtimet nga konsumatorët |
| Purchasing | Blerjet, artikujt, pagesat te furnitorët |
| Warehouse | Artikujt dhe magazina, pa shuma dhe financa |
| Payroll & HR | Pagat dhe punëtorët |
| Production | Prodhimi dhe stoku |
| POS cashier | Vetëm POS-i; faqja kryesore hap direkt POS-in; pa personalizim |
Profil i ri
- Klikoni New profile (ose Edit te një profil).
- General:
- Code: 2–32 shkronja të vogla, shifra ose viza (p.sh.
sales-clerk); nuk ndryshon pas krijimit. - Name (i detyrueshëm), Description, Display order.
- Active; Default for new users (profili që merr shfrytëzuesi kur as ai as roli nuk kanë profil); Disable personalization (shfrytëzuesit nuk i rregullojnë ekranet për vete); Users may choose it.
- Emrat dhe përshkrimet sipas gjuhës: SQ dhe EN.
- Code: 2–32 shkronja të vogla, shifra ose viza (p.sh.
- Navigation: Home page (paneli ose një ekran, p.sh. POS), Hide in Role Explorer, dokumentet që ofron + New, Modules in order (tërhiqini për t'i renditur), Show only the selected screens, ekranet me yll për faqen kryesore dhe grupet e ekraneve.
- Home page: seksionet e faqes kryesore, pllakat e aktiviteteve dhe kufijtë e tyre (portokalli/e kuqe), si dhe Department, Payment type dhe Price list me të cilat hapen dokumentet e reja.
- Advanced: përshtatjet e ekraneve (JSON). Për të marrë një profil nga një kompani: në kompani eksportojeni profilin (Export JSON), ngjiteni te Import a profile exported from a company dhe klikoni Apply document: plotësohen të gjitha skedat.
- Klikoni Create profile ose Save.
Propozimet nga kompanitë
Një kompani mund ta përgatisë një profil brenda saj dhe ta propozojë për platformën. Propozimet shfaqen te Proposals from companies, me kompaninë, numrin e ekraneve dhe shënimin.
- Approve: propozimi bëhet profil i platformës me të njëjtin kod (nëse ekziston, përditësohet). Mund të shkruani një shënim për kompaninë.
- Reject: refuzohet; mund të shkruani arsyen.
Asgjë nuk ndryshon në platformë derisa ta aprovoni.