Tema
Bilanci i gjendjes
Bilanci i gjendjes (aktivet, detyrimet dhe kapitali) në një datë.
Ku gjendet: Raportet › Financat › Bilanci i gjendjes

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Datën; me Krahaso me date tjeter edhe datën krahasuese. Avansuar hap opsionet shtesë.
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Raporti shfaqet poshtë si dokument, me titullin, periudhën dhe totalet.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printimi e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Krahaso me date tjeter
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Avansuar | Hap opsionet e avancuara të raportit. |
Kolonat
Llogaria, vlera në datën e zgjedhur, vlera në datën krahasuese (me Krahaso me date tjeter) dhe Diferenca.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Bilanci i gjendjes.

Hapet dritarja Zgjedh datën: zgjidhni Kompania, Data dhe, me Krahaso me date tjeter, Data krahas. (p.sh. fundi i vitit të kaluar).

Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve (Crystal Reports). Lart: Dërgo e-mail (Outlook), Dërgo e-mail (Gmail), Eksporto ne PDF dhe PRINTO; majtas pema e seksioneve për lëvizje të shpejtë. E mbyllni me X lart djathtas.

Raporti ka kolonat e të dy datave dhe Diferencën, me nëntotalet Gjithsejt për çdo grup (Materiali, Mjete themelore, Keshi, Banka…).