Skip to content

Gratiset ​

Gratiset përcaktojnë, për çdo muaj, përqindjen e mallit që jepet gratis sipas grupeve të artikujve.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Gratiset
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Gratiset

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Gratiset

Gratiset te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Muaji, Viti, Përshkrimi, Data Hyrëse. Lista filtrohet sipas periudhës (Muaji aktual); për muajt e kaluar zgjidhni periudhë tjetër.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Gratisi.

    Faqja Gratisi e re
  2. Zgjidhni Vitin dhe Muajin. Përshkrimi plotësohet vetë (p.sh. 2026/10).

  3. Te Zgjidh artikullin gratis… zgjidhni artikullin.

    Zgjedhja e artikullit gratis
  4. Klikoni Shto artikull. Artikulli shtohet si rresht në tabelë.

  5. Për secilin grup (p.sh. Artikuj / %) janë dy fusha: sasia dhe përqindja gratis. Plotësojini sipas marrëveshjes. Ikona e koshit heq rreshtin.

    Rreshti i artikullit gratis me fushat për çdo grup
  6. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Gratiset. Lista hapet si tab Gratiset.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Gratiset në Finabit Desktop

Kolonat: Muaj, Viti, Përshkrimi, Data Hyrës. Shiriti ka edhe Exporto detajet në Excel dhe Shperndarja e Gratiseve.

Gratis i ri ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet dritarja Gratisi në ekran të plotë.
  2. Zgjidhni Vitin dhe Muajin; Përshkrimi propozohet (p.sh. 2026/10).
  3. Në tabelë zgjidhni grupin te Emërtimi dhe shkruani vlerat dhe përqindjet për çdo kolonë (p.sh. Tjera, Tjera (%)).
  4. Klikoni Ruaje lart majtas. Mbylle del pa ruajtur.
Gratisi i ri në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit