Tema
Kërkesat për Pushim
Regjistrimi i pushimeve të punëtorëve (vjetor, mjekësor, lindje, pa pagesë…).
Ku gjendet: Pagat & BN › Punëtorët › Kërkesat për Pushim
Kolonat e listës: Punëtori, Lloji i Pushimit, Prej, Deri, Ditë, Orë, Statusi, Përshkrimi, Data e Kërkesës.
Hapat
- + I ri. Hapet Kërkesë e Re për Pushim.
- Zgjidhni Punëtorin dhe Llojin e pushimit (shih Llojet e Pushimeve).
- Vendosni datat Prej dhe Deri dhe shkruani Përshkrimin (të gjitha të detyrueshme).
- Te Ditët gjenerohen ditët e pushimit. Totali i ditëve, Totali i orëve, Vikend dhe Festë llogariten vetë. Pas ndryshimit të datave klikoni Rigjenero ditët.
- Ruaj.
