Skip to content

Artikujt me Combo Ofertë ​

Artikujt combo janë oferta që përbëhen nga disa artikuj (p.sh. menu me pije). Artikulli combo krijohet si artikull i zakonshëm, pastaj i lidhen artikujt përbërës.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Artikujt me Combo Ofertë
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Artikujt me Combo Ofertë

Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Artikujt me Combo Ofertë

Artikujt me Combo Ofertë te menyja Artikujt › Të tjera në Finabit Web

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Emërtimi PDA, Grupi, NënGrupi, Çm. i Shitjes, Aktiv. Poshtë është paneli Artikujt e Kombinimit.

Hapat ​

  1. + I ri hap formën e artikullit të ri. Krijoni artikullin e ofertës.
  2. Te lista zgjidhni artikullin. Kombino Ofertën aktivizohet vetëm pasi të zgjidhet një artikull; klikojeni për të zgjedhur artikujt përbërës.
  3. Paneli Artikujt e Kombinimit (poshtë) tregon përbërjen e artikullit të zgjedhur.

Butonat e tjerë: Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Artikujt me Combo Ofertë. Lista hapet si tab Artikujt me Combo Oferte.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopArtikujt me Combo Ofertë në Finabit Desktop

Sipër janë artikujt combo (Shifra, Emërtimi, Tipi i Artikullit, Grupi, Çm. i Shitjes, Aktive etj.); poshtë shfaqen artikujt përbërës të artikullit të zgjedhur. Me I Ri (F2) shtohet artikull combo; me Importo të dhëna nga Exceli merren nga skedari.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit