Tema
Shitjet

Klikoni Shitjet te menyja majtas. Hapet paneli me nënmenytë dhe lista Faturat e shitjes.
| Seksioni | Format |
|---|---|
| Dokumentet | Faturat e shitjes, Kthimet e shitjeve, Anulimet, notat debitore dhe kreditore (e lëshuar), Fletëporositë e shitjes, profaturat, Ofertat, fletëdaljet. |
| Konsumatorët | Konsumatorët, kontratat, shërbimet, promocionet dhe aksionet, ankandet; Servisimet dhe Kartela e Loyalitetit kanë nënmeny (›). |
| Veglat | Importimi i faturave nga Exceli dhe kompensimet e distributorëve. |
Lista e faturave ka lart + I ri, Modifiko, Printo dhe Më shumë, filtrat e periudhës, njësisë, partnerit dhe fushën Filtro sipas konsumatorit. Djathtas janë pamjet Lista / Analiza / Pivot.
Rrjedha e zakonshme: Ofertë › Fletëporosi e shitjes › Faturë shitjeje › arkëtim te Arka dhe Banka. Kthimet bëhen me Kthimet e shitjeve.

Në Desktop shitjet janë te tabi Konsumatorët:
| Grupi | Butonat |
|---|---|
| I Ri | Faturë Shitje, Kthim Shitje, Fletëdalje, Fletëporosi, Profatura e shitjes, Faturë Shërbimi, Kontratë, Shitjet Batch, POS Market |
| Listat | Faturat e Shitjes, Kthimet e Shitjes, Fletëdaljet, Nota Debitore (e Lëshuar), Nota Kreditore (e Lëshuar), Fletëporositë e Shitjes, Profaturat e shitjes, Ofertat, Shërbimet |
| Veglat | Veglat (meny) |
| Tabelat Ndihmëse | Kontratat, Importimi i Faturave nga Excel, Servisimet, Logu i Servisimeve, Promocionet dhe Aksionet, Distributorët, Kompensimet e Distributorve, Ankandet, Kuponat e POS |
| Printeri Fiskal | Printeri Fiskal (meny) |
Hapat për faturën e shitjes në Desktop janë te Faturat e shitjes, tabi Finabit Desktop.

Konsumatorët › Faturat e Shitjes hap listën si tab, me tabin Lista në shirit (I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Ndërro Statusin, Bashko Faturat, Rikonto, Kartela e Pagesave, Fiskalizo etj.). Shih Listat.

Format e modulit
Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.
Dokumentet
- Faturat e shitjes
- Kthimet e shitjeve
- Anulimet
- Nota debitore (e lëshuar)
- Nota kreditore (e lëshuar)
- Fletëporositë e shitjes
- Profaturat e shitjes
- Ofertat
- Fletëdaljet
Konsumatorët
- Konsumatorët
- Kontratat
- Shërbimet
- Promocionet dhe aksionet
- Ankandet
- Servisimi
- Logu i Servisimeve
- Lista e Kartelave
- Tabela e Konfigurimeve