Tema
Nota debitore (e lëshuar)
Nota debitore e lëshuar e rrit borxhin e konsumatorit pa shitur mall, për shembull për kamata, shpenzime transporti ose korrigjim të një fature.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Nota debitore (e lëshuar)

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin. Nëse nota lidhet me një faturë, shkruani numrin te Nr. i Faturës.
- Rreshti i parë është i llojit Llogari: te Zgjedh llogarinë… zgjidhni llogarinë e të hyrave (për shembull të hyrat nga kamatat).
- Shkruani vlerën te Çmimi dhe kontrolloni TVSH %.
- Ruaj.
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
Dallimi nga fatura: rreshtat janë zakonisht të llojit Llogari, jo Artikull, sepse nota nuk lëviz stok.