Tema
Lidhja me Cloud
Me Lidhu me Cloud kompania e Finabit Desktop lidhet me cloud. Pas lidhjes, të njëjtat të dhëna i hapni edhe në Finabit Web, dhe kompania mund të lidhet me Finabit AI (ChatGPT, Claude).
Ku gjendet: Finabit Desktop, dizajni i vjetër › Kompania › Te tjera › Aktivizo Cloud.
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim: si lidhet kompania me cloud, dhe si kyçeni pastaj në Finabit Web.
- Për ta lidhur kompaninë me cloud, në Finabit Desktop kaloni në dizajnin e vjetër: hapni menynë kryesore dhe klikoni Kalo në dizajn të vjetër. Pastaj kyçuni përsëri.
- Hapni menynë Kompania, pastaj Te tjera, dhe klikoni Aktivizo Cloud.
- Hapet dritarja Lidhu me Cloud. Te Emri i kompanisë shkruani emrin me të cilin do të kyçeni në Finabit Web, për shembull KompTest.
- Shkruani emailin e administratorit, fjalëkalimin dhe konfirmimin e fjalëkalimit. SQL Serveri dhe Databaza plotësohen vetë.
- Klikoni Krijo, Lidhu. Finabit e regjistron kompaninë dhe instalon agjentin hap pas hapi. Kur Windows kërkon leje, pranojeni.
- Kur përfundon, dritarja tregon E lidhur, dhe agjenti është aktiv. Me Testo lidhjen e agjentit e kontrolloni lidhjen në çdo kohë.
- Tani hapni web.finabit.com dhe kyçuni me emrin e kompanisë, përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit.
- Herën e parë, pajisja e re pret aprovimin. Administratori i kompanisë merr kërkesën me email dhe e aprovon.
- Pas aprovimit, klikoni përsëri Kyçu, dhe hapet Finabit Web me të dhënat e kompanisë.
- Kjo ishte sa i përket lidhjes së Finabit me cloud. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!
Hapat
- Në Finabit Desktop hapni menynë kryesore dhe klikoni Kalo në dizajn të vjetër, pastaj kyçuni përsëri.
- Hapni Kompania › Te tjera › Aktivizo Cloud. Hapet dritarja Lidhu me Cloud.
- Plotësoni:
- Emri i Kompanisë: emri me të cilin kyçeni në Finabit Web, p.sh.
KompTest. - Email i Administratorit, Fjalëkalimi i Administratorit dhe Konfirmo Fjalëkalimin.
- SQL Server dhe Databaza plotësohen vetë nga kompania e hapur.
- Emri i Kompanisë: emri me të cilin kyçeni në Finabit Web, p.sh.
- Klikoni Krijo / Lidhu. Finabit e regjistron kompaninë dhe instalon agjentin hap pas hapi (Hapi 1/7 … 7/7). Kur Windows kërkon leje, pranojeni.
- Kur përfundon, dritarja tregon E lidhur dhe Agjenti është aktiv. Me Testo lidhjen e agjentit e kontrolloni lidhjen në çdo kohë; me Kopjo kopjoni emrin e kompanisë.
Kyçja në Finabit Web
- Hapni web.finabit.com dhe shkruani Kompania, Përdoruesi ose email dhe Fjalëkalimi, pastaj Kyçu.
- Herën e parë nga një pajisje e re shfaqet Pajisje e re — pritet aprovimi. Administratori i kompanisë merr kërkesën me email dhe në panel dhe e aprovon.
- Pas mesazhit Pajisja u aprovua. Kyçuni përsëri., klikoni Kyçu: hapet Finabit Web me të dhënat e kompanisë.
Shih edhe Kyçja dhe ndërrimi i kompanisë.