Tema
Nota kreditore (e pranuar)
Nota kreditore e pranuar nga furnitori e ul detyrimin ndaj tij, për shembull për zbritje pas blerjes, bonus ose korrigjim çmimi.
Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Nota kreditore (e pranuar)
Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Furnitorin dhe shënoni numrin e notës te Nr. i Faturës.
- Te rreshti i llojit Llogari zgjidhni llogarinë dhe shkruani vlerën. Çdo rresht duhet të ketë llogari, sasi dhe çmim.
- Ruaj.
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e blerjes:
- Të dhënat e faturës: Furnitori, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës dhe Trego më shumë për fushat shtesë.
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
- Të dhëna shtesë: dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e fushave, shih Faturat e shitjes › Fushat: fushat janë të njëjta, vetëm partneri është furnitor.
Kujdes
- Për mall që kthehet fizikisht përdorni Kthimet e blerjeve, që të azhurohet stoku.