Skip to content

Raporti i Mullive Digjital ​

Krahason sasinë e shitur me sasinë që regjistrojnë mullinjtë digjitalë, për çdo pajisje dhe datë.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Raporti i Mullive Digjital

Raporti i Mullive Digjital në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën (p.sh. Sot) dhe datat Prej–Deri.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.

Butonat ​

ButoniÇka bën
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Paisja, Data, Sasia e Shitur, Sasia në Mulli, Diferenca.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Raporti i Mullive Digjital.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Raporti i Mullive Digjital. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri (p.sh. Sot).

    Raporti i Mullive Digjital në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Paisja, Data, Sasia e Shitur, Sasia në Mulli, Diferenca; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet dhe Rifresko.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit