Skip to content

Shembuj me asistentin ​

Këto janë përgjigje të vërteta të asistentit në panelin e Finabit Web. Pyetjen e shkruani me fjalët tuaja, ashtu siç do ta pyesnit një koleg. Asistenti zgjedh vetë raportin e duhur dhe ju kthen shifrat, tabelën dhe, kur ka kuptim, grafikun.

Poshtë çdo përgjigjeje shihen veglat që u përdorën (p.sh. Shitjet, Raport · Borxhet sipas vjetërsisë). Te çdo tabelë, Hap e hap tabelën të plotë, me kërkim dhe eksport në CSV.

Shitjet dhe blerjet ​

Shitjet sipas muajve ​

Sa kemi shitur këtë vit, sipas muajve?

Asistenti jep totalin me dhe pa TVSH, fitimin, tabelën sipas muajve dhe grafikun.

Shitjet e vitit sipas muajve: totalet dhe tabelaShitjet e vitit sipas muajve: grafiku

Krahasimi i dy muajve ​

Krahaso blerjet dhe shitjet e qershorit me majin

Përgjigja ka ndryshimin në shumë dhe në përqindje, një përmbledhje të shkurtër dhe grafikun e krahasimit.

Krahasimi i qershorit me majin: tabela me ndryshiminKrahasimi i qershorit me majin: grafiku

Artikujt më fitimprurës ​

Cilët janë 10 artikujt më fitimprurës këtë vit?

Për çdo artikull: shitjet, kostoja dhe fitimi bruto, të renditura nga fitimi më i madh.

10 artikujt më fitimprurës të vitit

Raporti ditor ​

Më jep raportin ditor

Raporti ditor mbledh në një përgjigje shitjet, blerjet dhe arkëtimet e ditës, borxhet e klientëve dhe gjendjen e bankave dhe arkave.

Raporti ditor i asistentit

Klientët dhe furnitorët ​

Kush ju detyrohet ​

Kush më detyrohet më shumë? Top 10

Asistenti lexon borxhet sipas vjetërsisë: borxhin bruto, avanset e klientëve, borxhin neto dhe 10 klientët me borxhin më të madh.

Top 10 klientët me borxhin më të madh

Kujt i keni borxh ​

Kujt i kemi borxh më shumë nga furnitorët?

E njëjta gjë për furnitorët: balanca neto, furnitori me borxhin më të madh dhe sa nga borxhi është i vjetër.

Furnitorët me borxhin më të madh

Kartela e klientit ​

Më trego kartelën e klientit EXPORT TEST

Sa është faturuar, sa është paguar, borxhi aktual dhe të gjitha lëvizjet e klientit me datë dhe dokument.

Kartela e klientit me faturimin, pagesat dhe lëvizjet

Faturat e hapura të një klienti ​

Cilat fatura të hapura ka klienti EXPORT TEST?

Për një klient të vetëm asistenti i rendit faturat e papaguara me numrin, datën dhe vlerën.

Faturat e hapura të një klienti

PDF me faturat e papaguara ​

Më bëj PDF me faturat e papaguara të klientit EXPORT TEST

Asistenti e përgatit PDF-në dhe jep lidhjen për shkarkim. Lidhja vlen 10 minuta. PDF-në mund t'ia dërgoni klientit si kujtesë për pagesë.

PDF me faturat e papaguara të klientit

Arka, banka dhe TVSH ​

Arka dhe banka ​

Sa para kemi sot në arka dhe në banka?

Gjendja e arkës dhe e bankës, me llogaritë kryesore dhe llogaritë që kërkojnë kontroll.

Gjendja e sotme e arkave dhe bankave

TVSH-ja e muajit ​

Sa TVSH kemi për të paguar për muajin qershor?

TVSH-ja e llogaritur nga shitjet, TVSH-ja e zbritshme nga blerjet, teprica nga muaji i kaluar dhe shuma për pagesë, sipas deklaratës së TVSH-së.

Llogaritja e TVSH-së për pagesë

Artikujt dhe stoku ​

Stoku nën minimum ​

Cilët artikuj janë nën stokun minimal?

Numri i artikujve nën minimum, sasia që nevojitet dhe lista sipas degës.

Artikujt nën stokun minimal

Faqja ku jeni ​

Me butonin e kamerës lart në panel, asistenti e sheh faqen që keni hapur në Finabit Web: filtrat, kolonat dhe të dhënat në ekran. Kështu mund të pyesni direkt për atë që shihni.

Pse nuk po më shfaqet asnjë faturë në këtë listë?

Te lista e faturave të shitjes, asistenti e vëren filtrin Muaji aktual, tregon në cilët muaj ka fatura dhe si ta ndryshoni filtrin.

Lista e faturave të shitjes me asistentin që e shpjegon faqenAsistenti shpjegon pse lista është bosh

Regjistrimet ​

Asistenti e përgatit regjistrimin dhe e tregon në kartelën Kërkohet konfirmim. Në Finabit regjistrohet vetëm kur klikoni Konfirmo. Me Anulo nuk regjistrohet asgjë. Më shumë te Regjistrimet.

Fatura e shitjes ​

Bëj një faturë shitjeje për klientin EXPORT TEST: 2 copë Bllok me çmim 5 euro

Asistenti e gjen klientin dhe artikullin dhe e përgatit faturën me rreshtat e saj.

Fatura e shitjes në pritje të konfirmimit

Arkëtimi ​

Regjistro arkëtim 50 euro nga klienti EXPORT TEST në ARKA KRYESORE

Asistenti e gjen klientin dhe kodin e arkës dhe e përgatit pagesën e arkës.

Arkëtimi në pritje të konfirmimit

Çka është regjistruar përmes asistentit ​

Çka është regjistruar përmes asistentit këtë muaj?

Lista e dokumenteve që janë regjistruar përmes asistentit, me datën, llojin dhe numrin e dokumentit.

Dokumentet e regjistruara përmes asistentit këtë muaj

Detyrat e planifikuara ​

Cilat detyra të planifikuara kam?

Asistenti i tregon detyrat që i keni caktuar, me titullin, përsëritjen dhe orën. Detyrë të re krijoni duke e shkruar, p.sh. Çdo ditë në ora 8 më jep raportin ditor. Më shumë te Paneli dhe veçoritë.

Lista e detyrave të planifikuara

Excel, PDF dhe e-mail ​

Tabela në Excel ​

Shitjet e këtij viti sipas muajve, ma jep edhe në Excel.

Përveç tabelës në bisedë, asistenti e bën skedarin Excel me të gjitha rreshtat, me shumat si numra dhe me rreshtin e totalit. Skedari shfaqet poshtë përgjigjes për ta shkarkuar. Kur e doni çdo raport në Excel, thuajini një herë: Mbaje mend: raportet m'i jep gjithmonë edhe në Excel (shih Kujtesa e asistentit).

Raporti si PDF ​

Më jep bruto bilancin sintetik të këtij viti si PDF.

Raporti del si PDF me kokën e kompanisë, periudhën, tabelën dhe totalet, i njëjti që e printon Finabit. Kështu merren edhe bruto bilanci analitik, kartela e kontos, analitika e një klienti ose furnitori dhe sintetika e konsumatorëve ose e furnitorëve.

Dërgimi me e-mail ​

Dërgoja kontabilistit analitikën e klientit Beta Market për tetorin.

Dërgoje këtë tabelë me e-mail te menaxheri@firma.com, edhe në Excel.

E-mail-i niset nga e-mail-i i kompanisë në Finabit, ai me të cilin Finabit i dërgon faturat. Pa adresë, asistenti ia dërgon vetë përdoruesit. Para dërgimit asistenti ta tregon marrësin dhe përmbajtjen.

Pagat ​

Pagat e muajit nga fillimi deri në fund ​

Kryeji pagat e nëntorit nga hapja deri te mbyllja. Vetëm provo çka do të ndodhte.

Asistenti e hap periudhën dhe i llogarit pagat, kontrollon punëtorët pasivë që hyjnë në muaj, e kontabilizon urdhëresën e pagave, kontrollon që debia = kredia dhe vetëm atëherë e mbyll periudhën. Me vetëm provo nuk ruhet asgjë; pa të, çdo hap kryhet pasi ta konfirmoni.

Ndryshimi i pagave për shumë punëtorë ​

Rrite pagën me 5% për të gjithë punëtorët aktivë. Vetëm provo dhe më trego tabelën.

Asistenti e tregon për çdo punëtor pagën aktuale dhe të renë, dhe pas konfirmimit i ruan të gjitha me një herë. Çdo punëtor ruhet më vete: nëse një refuzohet, të tjerët ruhen dhe asistenti ta tregon arsyen.

Importi me DUD ​

Regjistro importin: DUD 2026 U 13140, fatura INV-4471 nga Alpha GmbH, 200 copë kafe 1 kg me 6,20 €, dogana 10%, transporti 180 €. Ma trego para se ta ruash.

Importi regjistrohet te Blerjet › Importet. Finabit i krijon vetë doganën, TVSH-në e importit, akcizën, çmimet e kostos dhe urdhëresat. Bashkëngjitni edhe foton e DUD-it dhe të faturës: asistenti i krahason vlerat e DUD-it me llogaritjen para se ta ruajë.

Më shumë shembuj me të njëjtat vegla në ChatGPT dhe Claude: Të rejat te Finabit AI.

Me zë ​

Asistentit mund t'i flisni në vend që të shkruani. Gjithçka nga shembujt më lart mund ta pyesni edhe me zë. Asistenti e thotë përmbledhjen me zë, ndërsa tabelat dhe grafikët shfaqen te biseda. Hollësitë janë te Asistenti me zë.

Biseda live ​

Klikoni butonin e fundit 〰️ dhe lejoni mikrofonin. Kur shfaqet Live — fol..., flisni lirshëm, p.sh. Sa kemi sot në bankë dhe në arkë?. Asistenti përgjigjet me zë dhe vazhdon të dëgjojë. Mbyll mikrofonin e ndal dëgjimin për pak, Mbyll bisedën me zë e përfundon bisedën.

Biseda live me zë e lidhur, me butonat Mbyll mikrofonin dhe Mbyll bisedën me zë

Diktimi ​

Klikoni 🎤 dhe flisni. Butoni ndizet sa kohë që asistenti ju dëgjon dhe fjalët shkruhen te fusha e mesazhit. I lexoni, i ndreqni nëse duhet dhe e dërgoni pyetjen vetë.

Diktimi aktiv: butoni i mikrofonit i ndezur

Finabit Web dhe Desktop · Terabit