Skip to content

Detajet e Vizitave ​

Rreshtat e shitjeve gjatë vizitave: artikujt, sasitë dhe çmimet.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Shitjet ambulantive › Detajet e Vizitave

Detajet e Vizitave në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Njësinë.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printo e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
VështroHap dokumentin e zgjedhur vetëm për lexim.

Kolonat ​

Emri, Vendi, Nr Trans., Data e Dok., Shifra, Emërtimi, Grupi, Sasia, Çm. i Shitjes, Zbritja, Çm. me TVSH, Vlera.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Shitjet ambulantive (shigjeta poshtë) › Detajet e vizitave.

Menyja Shitjet ambulantive te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Detajet e Vizitave. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia.

    Detajet e Vizitave në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Emri, Vendi, Nr Trans., Data e Dok., Shifra, Emërtimi, Grupi, Sasia, Çm. i Shitjes, Zbritja, Çm. me TVSH, Vlera; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit