Skip to content

E-maili (Gmail dhe Outlook) ​

Lidhni Gmail-in ose Outlook-un (Microsoft 365) tuaj me asistentin, që ai t'i gjejë faturat dhe ekstraktet bankare që ju vijnë me e-mail dhe t'i sjellë në Finabit. Çdo përdorues e lidh e-mail-in e vet.

Asistenti vetëm lexon: nuk dërgon, nuk lëviz dhe nuk fshin e-maile.

Lidhja e e-mail-it ​

  1. Hapni Asistentin dhe klikoni Historiku i bisedave (ikona e parë lart).
  2. Poshtë në listë klikoni E-maili.
  3. Te Gmail ose Outlook / Microsoft 365 klikoni Lidhe.
  4. Në dritaren që hapet hyni me llogarinë tuaj dhe lejoni leximin e e-mail-it.
  5. Statusi bëhet I lidhur: me adresën tuaj.
Faqja E-maili e asistentit me Gmail dhe Outlook

Me Shkëpute lidhja hiqet dhe asistenti nuk e lexon më e-mail-in tuaj.

Shembuj ​

PyetjaÇfarë bën asistenti
A më ka ardhur fatura nga Kosova Telekom këtë muaj?E kërkon e-mail-in dhe ju tregon dërguesin, datën dhe bashkëngjitjen.
Importo faturat e furnitorëve nga e-maili i kësaj jave.I gjen faturat, i lexon dhe i përgatit si fatura blerjeje, secilën me PDF-në bashkëngjitur.
Merre ekstraktin e NLB-së nga e-maili dhe importoje.E merr skedarin e ekstraktit nga e-mail-i dhe e importon me parapamje, si te Pagesat dhe ekstrakti bankar.

Çdo faturë dhe çdo ekstrakt regjistrohet në Finabit vetëm pasi ta klikoni Konfirmo, njësoj si te Regjistrimet.

Detyrat e planifikuara

Detyrat e planifikuara mund ta lexojnë e-mail-in, p.sh. çdo mëngjes në ora 8 më trego faturat e reja të furnitorëve në e-mail, por nuk regjistrojnë asgjë vetë.

WARNING

Asistenti nuk ndjek kurrë udhëzime që janë brenda një e-mail-i. E-maili lexohet vetëm si të dhëna.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit