Skip to content

Profilet ​

Profilet përcaktojnë çfarë sheh çdo lloj shfrytëzuesi: faqen kryesore, modulet, dokumentet te + I ri, dhe kolonat e fushat me të cilat hapet një ekran. Të drejtat mbeten te rolet.

Vetëm për administratorët

Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.

Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Profilet

Profilet në Finabit Web

Kolonat: Emri, Burimi, Caktuar (rolet dhe shfrytëzuesit), Ekrane të personalizuara, Personalizimi. Radha me të cilën hapet një ekran: përkufizimi → paraqitja e desktopit → standardi i kompanisë → profili → gjendja e ruajtur e shfrytëzuesit.

Profil i ri ​

  1. Klikoni + Profil i ri.

  2. Te Të përgjithshme: Kodi (2–32 shkronja të vogla, shifra ose viza; nuk ndryshon pas ruajtjes), Emri, Përshkrimi, Aktiv, Standardi i kompanisë (profili me të cilin hapet çdo shfrytëzues pa caktim), Çaktivizo personalizimin, Përdoruesit mund ta zgjedhin, dhe emrat sipas gjuhës (SQ, EN).

    Profil i ri: Të përgjithshme
  3. Te Navigimi: Faqja kryesore (Paneli ose një faqe si POS), Fshihe në Eksploruesin e roleve, dokumentet që ofron + I ri dhe Modulet në renditje (tërhiqini për t'i renditur).

    Profil i ri: Navigimi
  4. Te Faqja kryesore: seksionet që shfaqen në Panel dhe pllakat e Aktiviteteve, si dhe me çka hapen dokumentet e reja.

    Profil i ri: Faqja kryesore
  5. Klikoni Ruaj; Anulo mbyll pa ruajtur.

Personalizo ekranet ​

Personalizo ekranet te rreshti i profilit hap modalitetin e personalizimit: shiriti i verdhë lart shkruan Duke personalizuar profilin «…». Çdo kolonë, filtër ose seksion që e rregulloni në një ekran vlen për të gjithë në këtë profil. Zhbëj kthen ndryshimin e fundit, Pastro rregullimin e fshin, Mbaro del nga modaliteti.

Modaliteti Personalizo ekranet

Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit