Tema
Kartela e Artikujve
Kartela e disa artikujve njëherësh: çdo lëvizje me sasinë hyrëse/dalëse, vlerat dhe saldon.
Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Kartela e Artikujve

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën (Të gjitha, Sot, Dje, Java aktuale, Java e kaluar, Muaji aktual) ose datat, dhe Njësinë.
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Paraqit Numrat serial
- Numrat e ri
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Modifiko | Hap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur. |
| Fshij | Fshin rreshtin e zgjedhur. |
Kolonat
Njësia, Shifra, Emërtimi, Tipi, Emri, Nr Trans., Data e Dok., Sasia hyr., Sasia dal., Çmimi, Vlera hyr., Vlera dal., Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Sasia (Saldo), Vlera (Saldo).
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Kartela e Artikujve.

Raporti hapet si tab Kartelat e artikujve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Statusi, Njësia, Numrat e ri dhe Paraqit Numrat serial.

Kolonat: Njësia, Shifra, Emërtimi, Tipi, Emri, Nr Trans., Data e Dok., Sasia hyrëse, Sasia dalëse, Çmimi, Vlera hyrëse, Vlera dalëse, Çm. mesatar, Sasia (gjendja); rreshtat me gjendje negative dalin me portokalli; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito, Fshij, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.