Skip to content

Fletëporositë interne ​

Fletporosia interne është kërkesa e një njësie për mall nga një njësi tjetër (p.sh. restoranti kërkon nga depoja qendrore). Mbi bazën e saj bëhet më pas Lëvizja interne.

Ku gjendet: Artikujt › Depoja › Fletëporositë interne

Lista e fletporosive interne

Kolonat: Numri, Njësia, Njësia hyrëse, Data, Realizuar, Shfrytëzuesi. Butonat e listës: I ri, Modifiko, Printo, Auditimi, Anulimet, Menaxho Dokumentat, Eksporto në Excel, Rifresko, Rigjenero.

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Njësinë (që e jep mallin) dhe Njësinë hyrëse (që e kërkon). Të dyja janë të detyrueshme.
  3. Kontrolloni Datën; zgjidhni Punëtorin që e bën kërkesën.
  4. Shtoni artikujt dhe Sasinë. Kolona Sasia në stok tregon sa ka njësia.
  5. Ruaj.
Fletporosi interne e re
OpsioniÇka bën
Gjenero Urdhëresën e TransaksionitKrijon regjistrimin kontabël.
Printo RaportinPrinton fletporosinë pas ruajtjes.

Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Listat › Fletëporosi Interne. Lista hapet si tab Fletporositë Interne.

Tabi Artikujt në Finabit DesktopLista e fletporosive interne në Finabit Desktop

Kolonat: Nr Trans., Njësia, Njësia hyrëse, Data e Dok., Pranuar, Shfrytëzuesi. Butonat: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Auditimi, Anulimet, Menaxho Dokumentat, Rigjenero, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Fletporosi e re ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet forma Fleteporosi Interne (I Ri).

    Fleteporosi Interne (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Kontrolloni Datën dhe Numrin.

  3. Te Njësitë zgjidhni njësinë Burimore (që e jep mallin) dhe Destinuese (që e kërkon).

  4. Në tabelë zgjidhni artikullin te Shifra dhe shkruani Sasinë. Sasia_Stok tregon sa ka njësia burimore.

  5. Poshtë plotësoni Vërejtjen dhe zgjidhni Punëtorin. Ngarko Dokumentin bashkëngjit skedar. Printo Raportin (lart djathtas) printon pas ruajtjes.

  6. Klikoni Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit