Tema
Azhuro Marketin
Pas ndryshimit të çmimeve, Azhuro Marketin rrit versionin e çmimeve (global dhe për çdo njësi), që arkat POS ta vërejnë ndryshimin dhe t'i tërheqin çmimet e reja.
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Azhuro Marketin
Hapat
- Ndryshoni çmimet (te Çmimorja e Stokut ose te artikujt).
- Hapni këtë faqe dhe klikoni Azhuro Marketin.
- Te tabela Versionet për njësi kontrolloni që versioni i njësive është rritur.
Kur tabelat e transferit janë të lejuara, ekzekutohet edhe azhurnimi për njësi. Butoni Printo Barkodet hap printimin e etiketave për çmimet e reja.