Skip to content

Master Grupet ​

Master grupet janë niveli më i lartë i grupimit të artikujve, p.sh. për marka ose kategori kryesore në raporte dhe POS.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Master Grupet
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Master Grupet e Artikujve

Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Master Grupet

Master Grupet te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat e listës: Përshkrimi, Marka. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Rifresko.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet dritarja Master grup i ri.

    Dritarja Master grup i ri
  2. Shkruani Përshkrimin (i detyrueshëm) dhe, nëse duhet, Markën.

  3. Zgjidhni Ngjyrën (përdoret për paraqitjen, p.sh. në POS).

  4. Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Master Grupet e Artikujve. Lista hapet si tab Master Grupet.

Tabi Artikujt në Finabit Desktop, grupi Tabelat NdihmëseLista Master Grupet në Finabit Desktop

Lart janë filtrat Periudha dhe Statusi (Aktive). Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Master grup i ri ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Master Grupet (I Ri).

    Master Grupet (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Master Grupi shkruani emrin dhe te Brendi markën, nëse ka.

  3. Te Ngjyra zgjidhni ngjyrën nga tabet Custom, Web ose System.

    Zgjedhja e ngjyrës te Master Grupet (I Ri)
  4. Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit