Tema
Aktiviteti i MCP
Çdo thirrje që një asistent AI i bëri Finabit në emër të një përdoruesi.
Finabit AI
Si lidhet ChatGPT ose Claude me Finabit, si bëhet hyrja dhe çka bën secila veglë, me shembuj: Finabit AI – ndihma.
Ku gjendet: Cilësimet › Siguria › Aktiviteti i MCP

- Filtroni sipas Përdoruesit dhe periudhës Nga–Deri, dhe statusit: Të gjitha, OK, Refuzuar, Gabim. Djathtas shkruan sa thirrje shfaqen nga totali.
- Kolonat: Kur, Përdoruesi, Mjeti (p.sh. find_partner), Çfarë bëri, Statusi.
- Shigjeta › në fillim të rreshtit hap parametrat e plotë të thirrjes.
Përdoreni për të kontrolluar çfarë ka lexuar ose regjistruar një asistent.
Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.