Skip to content

Punëtorët ​

Lista e punëtorëve te moduli Kompania. Është e njëjta listë dhe e njëjta formë si te Pagat & BN.

Ku gjendet: Kompania › Punëtorët › Punëtorët

Lista Punëtorët në Finabit Web

Kolonat e listës: Emri, Mbiemri, Ditëlindja, Gjinia, Xhirollogaria, Njësia, Paga, Fillimi i Kontratës, ID, Pasiv. Butonat shtesë: Batch Editim, Importo Punëtorët, Eksporto në Excel dhe Rifresko.

Punëtor i ri ​

  1. + I ri. Hapet Punëtor i ri.

  2. Te Të dhënat e punëtorit: ID propozohet vetë; shkruani Emrin (i detyrueshëm), Mbiemrin, Nr. Personal, zgjidhni Titullin, Shkollimin, Ditëlindjen dhe Gjininë, dhe plotësoni Telefonin dhe Email-in.

  3. Te Njësia organizative: Njësia, Nëndepartamenti, Vendi i punës, Banka, Xhirollogaria dhe Lloji i punëtorit (propozohet Primar). Përfshihen kontributet është i zgjedhur; Fusha Pasiv është poshtë tyre.

    Punëtor i ri në Finabit Web
  4. Te Pagesa: Paga, Çmimi, Neto, Fikse, kategoritë e pagesës me shumat, Barkodi, Dita e pushimit, Data e licencës dhe Resident.

  5. Te Të dhënat për POS shitjen: Llogaria e arkës, Arkëtar, Kontrata (prej/deri), Çmimi/Orë, Tag dhe Adresa.

    Pagesa dhe të dhënat për POS te Punëtor i ri
  6. Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Bankat, Vendet e Punës dhe Titujt që zgjidhen këtu regjistrohen te Bankat, Vendet e Punës dhe Titujt. Udhëzimi i plotë: Punëtorët.

Ku gjendet: tabi Kompania › Punëtorët (shigjeta poshtë butonit) › Punëtorët. Nga e njëjta meny hapen edhe Bankat, Vendet e Punës, Titujt dhe Aktivitetet e Punëtorëve.

Menyja Punëtorët te tabi Kompania në Finabit Desktop

Lista hapet si tab. Lart zgjidhni Periudhën (Prej / Deri).

Lista Punëtorët në Finabit Desktop

Kolonat: ID, Emri, Mbiemri, Ditëlindja, Gjinia, Xhirollogaria, Vendet e punës, Njësia, Pasiv, Paga, Fillimi dhe Mbarimi i kontratës. Shiriti ka edhe Batch Editim dhe Importo Punëtorët.

Punëtor i ri ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Punëtori (I Ri); ID propozohet vetë.

    Punëtori (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Të dhënat e punëtorit: Emri, Mbiemri, Nr. personal, Titulli, Shkollimi, Ditëlindja, Gjinia, Nr. Tel dhe Email. Me Ngarko Dokumentin bashkëngjitni dokument.

  3. Djathtas: Njësia, Nëndepartamenti, Vendi i punës, Banka, Llogaria bankare dhe Lloji i punëtorit (Primar).

  4. Te Pagesa: Paga, Çmimi, Orë, Neto, Fikse, Kategoria 1–3 me Shumën, Barkodi, Dita e pushimit, Data Licenses dhe Resident.

  5. Te Të dhënat për POS shitjen: Llogaria Kontabël (arka), Kontr. (Prej/Deri), Adresa, Çmimi / Orë dhe Tag.

  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur, No kthehet te forma.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit