Skip to content

Sintetika e njësive ​

Pasqyra financiare e përmbledhur sipas njësive: vlera fillestare, debi, kredi, bilanci dhe gjendja përfundimtare e çdo njësie.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Sintetika e njësive

Sintetika e njësive në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Nëngrupin e Kontove.
  2. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Sintetika e njësive.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Sintetika e Njësive. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe Nëngrupi i Kontove.

    Sintetika e njësive në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Njësia, Vlera fill., Debi, Kredi, Bilanci, Gj. Përfundimtare; poshtë totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit