Tema
Shitjet sipas Njësive
Shitjet e çdo njësie për periudhën: numri i faturave dhe i pagesave, vlera, zbritjet, kthimet dhe pagesat me arkë, bankë ose borxh.
Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Shitjet sipas Njësive (edhe te Raportet › Sipas fushës › Shitjet ambulantive)

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri, Grupin e Partnerëve dhe Tipin e Njësisë (p.sh. Depo).
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printo e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Detajizo sipas datës
- Përdor Porositësin si Njësi
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Kartela e njësise | Hap kartelën e njësisë së zgjedhur. |
Kolonat
Njësia, Nr. i Fat., Nr. i Pagesës, Vlera, Zbritje, Vlera pa Rab., Kthime_Shit, Arka, Banka, Borxhi.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Shitjet sipas njësive.

Raporti hapet si tab Shitjet sipas Njësive. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

Kolonat: Njësia, Data, Nr. i Fat., Nr. i Pagesës, Vlera, Zbritje, Vlera pa Rab., Kthime_Shit, Arka, Banka, Borxhi; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Sec (rifreskimi automatik në sekonda, p.sh. 300), Kartela e njësise, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.
I njëjti raport hapet edhe nga butoni Shitjet ambulantive › Shitjet sipas Njësive.