Skip to content

Raporti i blerjeve mbi 500 € ​

Lista e furnitorëve me blerje mbi 500 € gjatë vitit, në formatin që kërkon Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Ku gjendet: Raportet › Financat › Raporti i blerjeve mbi 500 €

Raporti i blerjeve mbi 500 € në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart zgjidhni skedën Blerjet mbi 500 € (skedat e tjera janë librat e ATK-së dhe deklarata e TVSH-së).
  2. Zgjidhni Vitin dhe llogarinë (— Pa llogari — merr të gjitha).
  3. Paraqit Furnitorët pa Nr. të TVSH-së shton edhe furnitorët pa numër TVSH.
  4. Tabela tregon çdo furnitor me numrin fiskal, numrin e TVSH-së, adresën, kodin NACE dhe totalet; poshtë del Totali.
  5. Eksporto në Excel e shkarkon; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Paraqit Furnitorët pa Nr. të TVSH-së

Kolonat ​

Nr., Emri i furnizuesit (1), Numri fiskal (2), Numri i TVSH-së (3), Adresa (4), Kodi NACE (5), Totali i blerjeve (6), Vlera e blerjeve të tatueshme duke mos përfshirë TVSH-në (7), Vlera e blerjeve të liruara nga TVSH (8), Qiramarrja e patundshmërisë (9).

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Raporti i blerjeve mbi 500 €.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Periudha: zgjidhni Viti, Llogaria dhe, sipas nevojës, Paraqit Furnitorët pa Nr. të TVSH-së.

    Raporti i blerjeve mbi 500 € në Finabit Desktop
  2. Klikoni Vazhdo: raporti hapet në formatin e ATK-së.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit