Tema
Detajet e transaksioneve të furnitorëve
Rreshtat e dokumenteve të blerjes për periudhën.
Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Furnitorët › Detajet e transaksioneve të furnitorëve

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Rikonto | Rikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij). |
| Modifiko | Hap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur. |
Kolonat
Art./Llog., Tipi i Tran., Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Shifra, Emërtimi, Sasia, Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Çm. me TVSH, Vlera me TVSH.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Furnitorët (shigjeta poshtë) › Detajet e transaksioneve të furnitorëve.

Raporti hapet si tab Detajet e Transaksioneve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

Kolonat: Art./Llog., Tipi i Tran., Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Shifra, Emërtimi, Njësia matëse, Sasia, Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Çm. me TVSH, Vlera me TVSH; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito (hap dokumentin), Kartela e Artikullit, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.