Skip to content
I testuar🔑 items/menuTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Çmimoret ​

Çmimoret (menytë) janë lista çmimesh të veçanta, p.sh. për konsumatorë të caktuar, për POS ose për një periudhë ofertash.

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Çmimoret

Kolonat e listës: Emërtimi, Përshkrimi, Ka Interval, Aktive, Prej datës, Deri më datë. Butoni Detajet e Çmimoreve tregon artikujt e të gjitha çmimoreve.

Krijimi i një çmimoreje ​

  1. + I Ri.
  2. Shkruani Emërtimin (i detyrueshëm) dhe Përshkrimin.
  3. Zgjidhni opsionet (shih më poshtë).
  4. Shtoni artikujt me Shto artikuj, Shto rresht ose Importo Excel, dhe plotësoni çmimet.
  5. Me Zgjedh Konsumatorët dhe Zgjedh Njësitë përcaktoni për kë dhe ku vlen çmimorja.
  6. Ruaj.
Çmimore e re

Opsionet ​

OpsioniÇka bën
AktiveÇmimorja përdoret.
Merre vetëm RabatinNga çmimorja merret vetëm zbritja, jo çmimi.
Vetëm njësinë e dytëÇmimet vlejnë për njësinë e dytë të artikullit (p.sh. pako).
Paraqit në POSÇmimorja del në arkat POS.
Ka IntervalVlen vetëm mes dy datave.

Kolonat e artikujve ​

Artikulli, Çmimi, Çmimi 2, Zbritja %, Zbritja 2 %, Çmimi neto (llogaritet), Sasia min., Pref. (i preferuar), Lokacioni, Barkodi. Ndrysho në grup ndryshon rreshtat e zgjedhur njëherësh.

Finabit Web · Terabit