Skip to content

Anulimi dhe kthimi i shitjes ​

Anulimi i shitjes ​

Anulimi e stornon tërë kuponin dhe pagesën e tij.

  1. Te Menu › Lista e Kuponave zgjidhni kuponin dhe klikoni Anulo Fiskalin.

  2. Te Autentikimi shkruani PIN-in dhe klikoni Kyçu.

  3. Te Koment për anulim shkruani arsyen dhe klikoni OK.

    Komenti për anulim në Finabit POS
  4. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi të anuloni transaksionin? klikoni Yes. Del njoftimi Stornimi i transaksionit dhe pagesës është kryer me sukses.

  5. Kuponat e anuluar shihen te Menu › Lista e Anulimeve.

TIP

Për një kupon që ende nuk është paguar, përdorni Anulo Transaksionin (F4) në ekranin e arkës.

Kthimi i shitjes ​

Kthimi kthen një ose disa artikuj nga një kupon i paguar.

  1. Te Menu › Lista e Kuponave zgjidhni kuponin dhe klikoni Kthim Shitje.

  2. Te dritarja Kthim i Artikujve zgjidhni artikujt që kthehen, ose Zgjedh të gjitha, dhe klikoni Vazhdo.

    Kthim i Artikujve në Finabit POS
  3. Artikujt kthehen në arkë, me butonin Kthim Malli të aktivizuar.

    Kthim Malli në Finabit POS
  4. Klikoni Kthim Malli, shkruani shumën që i kthehet blerësit dhe klikoni Arkë.

  5. Kthimet shihen te Menu › Lista e Kthimeve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit