Skip to content

Grupet e Artikujve ​

Grupet e artikujve ndajnë artikujt sipas llojit dhe përcaktojnë llogaritë kontabël që marrin artikujt e rinj.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Grupet e Artikujve
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Grupet e Artikujve

Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Grupet e Artikujve

Grupet e Artikujve te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Emërtimi i grupit, Llogaria hyrëse, Llogaria shpenzuese, Llogaria e aseteve. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Grup i ri.

    Faqja Grup i ri
  2. Shkruani Emërtimin e grupit (i detyrueshëm).

  3. Zgjidhni Llogarinë hyrëse (të hyrat), Llogarinë shpenzuese (kostoja e mallit të shitur) dhe Llogarinë e aseteve (stoku). Lista hapet me kërkim: shkruani shifrën ose emrin e llogarisë.

    Zgjedhja e llogarisë hyrëse te grupi i ri
  4. Klikoni Ruaj, ose Ruaj & I Ri për të vazhduar me grupin tjetër. Mbyll del pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Grupet e Artikujve. Lista hapet si tab Grupet e Artikujve.

Tabi Artikujt në Finabit Desktop, grupi Tabelat NdihmëseLista Grupet e Artikujve në Finabit Desktop

Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Grup i ri ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Grupi (I Ri).

    Grupi (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Grupi shkruani emrin e grupit dhe, sipas nevojës, zgjidhni Ngjyrën.

  3. Kontrolloni llogaritë: Llogaria Hyrëse, Llogaria Shpenzuese dhe Llogaria e Aseteve propozohen vetë; ndryshojini me shigjetën e listës.

    Zgjedhja e Llogarisë Hyrëse te Grupi (I Ri)
  4. Sipas nevojës plotësoni Master Grupi, Vlera për VIP, Inkuadro në targjete, Inkuadro në gratise, Emri në Raport, Renditja dhe Grupi ATK.

  5. Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

TIP

Plotësoni llogaritë te grupi: kur krijoni artikull të ri në këtë grup, llogaritë i merr vetë.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit