Tema
Lista e Check In
Regjistrimet e hyrjeve dhe daljeve të punëtorëve (POS dhe kartela me barkod), me mundësi regjistrimi manual.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo listë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Pagat & BN › Raportet › Check In POS › Lista e Check In
- Finabit Desktop: tabi Paga & BN › grupi Listat › Lista e Check in (hap Raportin Ditor)
Ku gjendet: Pagat & BN › Raportet › Check In POS › Lista e Check In


- Zgjidhni periudhën (p.sh. 2026, Muaji aktual ose Zgjedhje e lirë me Prej/Deri dhe Zbato) dhe, te Të gjithë punëtorët, një punëtor të caktuar. Kthehu kthen periudhën paraprake.
- Kolonat: Punëtori, Njësia, Data, Ora, Statusi, Nëndepartamenti, Arsyeja.
Regjistrimi manual
Klikoni + I ri. Hapet Regjistrim i Ri.

Zgjidhni Punëtorin dhe Statusin: Hyrje, Dalje në pauzë, Kthim nga pauza ose Dalje.
Vendosni Datën dhe Orën dhe shkruani Arsyen (p.sh. harroi kartelën). Klikoni Ruaj; Anulo mbyll pa ruajtur.
Me Modifiko ndryshoni një regjistrim ekzistues.
Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Listat › Lista e Check in. Butoni hap tabin Raporti Ditor, ku dalin hyrjet dhe daljet e çdo dite.


- Zgjidhni Periudhën (Prej/Deri) dhe Punëtorin (ose --Të gjithë--).
- Kolonat: Emri, Njësia, Data, Hyrje, Dalje, Orë Pune, Pushim.
Shih edhe Raporti Ditor.