Tema
Punëtorët
Kartela e punëtorit mban të dhënat personale, njësinë, bankën, pagën bazë dhe kategoritë e pagesës. Përdoret nga pagat, pushimet, check-in dhe POS.
Ku gjendet: Pagat & BN › Punëtorët › Punëtorët
Lista
Kolonat: ID, Emri, Mbiemri, Ditëlindja, Gjinia, Xhirollogaria, Njësia, Pasiv, Paga, Fillimi i Kontratës.
Butonat: I ri, Modifiko, Eksporto, Batch Editim (ndryshon një fushë për shumë punëtorë njëherësh), Importo Punëtorët (nga Excel), Eksporto në Excel.
Regjistrimi i punëtorit
- + I ri. Hapet Punëtor i ri. ID plotësohet vetë.
- Plotësoni Emrin (i detyrueshëm), Mbiemrin, Nr. Personal, Titullin, Shkollimin, Ditëlindjen, Gjininë, Telefonin dhe Email-in.
- Te Njësia organizative zgjidhni Njësinë, Nëndepartamentin, Vendin e punës, Bankën dhe Xhirollogarinë.
- Te Pagesa shkruani Pagën (ose Çmimin për orë dhe Orët) dhe kategoritë shtesë.
- Ruaj (poshtë djathtas).

Fushat kryesore
| Fusha | Përshkrimi |
|---|---|
| Lloji i punëtorit | Primar (punëdhënësi kryesor) ose sekondar; ndikon te tatimi. |
| Pasiv | Punëtori nuk është më aktiv; nuk hyn në pagat e reja. |
| Përfshihen kontributet | Llogariten kontributet pensionale. |
| Llogaria e arkës, Arkëtar | Për punëtorët që punojnë në POS: arka e tyre dhe të drejta arkëtari. |
| Kontrata (prej/deri) | Kohëzgjatja e kontratës. Për kontrata të detajuara shih Kontratat e punëtorëve. |
| Çmimi/Orë, Tag | Çmimi për orë pune; etiketë e lirë. |
| Paga, Çmimi, Orë | Paga mujore, ose çmimi për orë dhe orët. |
| Neto | Paga e shkruar është neto (sistemi llogarit bruton). |
| Fikse | Paga nuk ndryshon sipas orëve/ditëve. |
| Kategoria 1–3, Shuma | Shtesa ose ndalesa të rregullta (shih Kategoritë). |
| Barkodi | Kartela për check-in. |
| Dita e pushimit | Dita javore e pushimit. |
| Data e licencës, Resident | Të dhëna shtesë (p.sh. licenca e punës, rezidenca tatimore). |
| Ngarko Dokumentin | Bashkëngjit një dokument (p.sh. kontratën e skanuar). |