Tema
Shitja në arkë
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit POS. Në këtë video udhëzuese shohim: Shitja, kuponi, anulimi dhe kthimi i shitjes.
- Shitja në POS fillon te fusha e kërkimit lart. Shkruani emrin ose barkodin e artikullit, dhe zgjidheni nga lista.
- Artikulli shtohet në rresht. Te Sasia shkruani sasinë. Totali shfaqet lart djathtas.
- Për pagesë klikoni Paguaj, ose shtypni F5.
- Te Para të gatshme shkruani shumën që jep blerësi. Kusuri llogaritet vetë.
- Këtu mund të zgjidhni edhe Dërgo email ose Print preview. Klikoni Arkë.
- Shitja ruhet dhe kuponi fiskal shtypet.
- Shitjet e bëra i gjeni te Menu, Lista e Kuponave.
- Hapet lista e kuponave. Zgjidhni kuponin që doni.
- Te Printo zgjidhni Print Preview Fiskal, për ta parë kuponin para printimit.
- Kuponi fiskal shfaqet në ekran.
- Me Dërgo e-mail, kuponi dërgohet me email: shkruani adresën dhe tekstin, pastaj klikoni Dërgo.
- Për ta printuar përsëri kuponin, te Printo zgjidhni Printo Kopjen Fiskalit.
- Për të anuluar një shitje, zgjidhni kuponin dhe klikoni Anulo Fiskalin.
- Kërkohet autentikimi. Shkruani PIN-in dhe klikoni Kyçu.
- Shkruani komentin për anulim, dhe klikoni OK.
- Te pyetja, a jeni të sigurt se dëshironi ta anuloni transaksionin, klikoni Yes.
- Del njoftimi se stornimi i transaksionit dhe i pagesës është kryer me sukses.
- Shitjet e anuluara i gjeni te Menu, Lista e Anulimeve.
- Këtu shihen kuponat e anuluar.
- Tani shohim kthimin e shitjes. Së pari bëjmë një shitje të re, me sasinë tetë.
- E paguajmë dhe klikojmë Arkë.
- Për kthim, hapni Menu, Lista e Kuponave.
- Zgjidhni kuponin dhe klikoni Kthim Shitje.
- Hapet dritarja Kthim i Artikujve. Zgjidhni artikujt që kthehen, ose Zgjedh të gjitha, dhe klikoni Vazhdo.
- Artikujt kthehen në POS, me butonin Kthim Malli të aktivizuar.
- Klikoni Kthim Malli, shkruani shumën që i kthehet blerësit, dhe klikoni Arkë.
- Kthimet i gjeni te Menu, Lista e Kthimeve.
- Këtu shihet kthimi i shitjes.
- Kjo ishte sa i përket shitjes në POS. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Te fusha e kërkimit lart skanoni barkodin, ose shkruani emrin e artikullit dhe zgjidheni nga lista.
Artikulli shtohet në rresht. Te Sasia shkruani sasinë (ose Sasia (F11)). Totali shfaqet lart djathtas.
Klikoni Paguaj (F5).

Te Para të gatshme shkruani shumën që jep blerësi. Gjithsej dhënë dhe Kusuri llogariten vetë.
Sipas nevojës zgjidhni Dërgo email (kuponi dërgohet me email) ose Print preview (kuponi shfaqet në ekran para printimit).
Klikoni Arkë: shitja ruhet dhe kuponi fiskal shtypet. Anulo e mbyll dritaren pa e mbyllur shitjen.
Shitjet e bëra shihen te Menu › Lista e Kuponave. Shih Kuponat.