Skip to content

Vouchers ​

Voucherat (kuponat e zbritjes ose vlerës) që përdoren në shitje.

Ku gjendet: Kompania › Të tjera › Vouchers

Lista Vouchers në Finabit Web

Kolonat e listës: Partneri, Përshkrimi, Limiti, Përdorur, Aktiv, Lojaliteti, Mod. Artikujve, Zbritja, Vlera Max.Ditore.

Hapat ​

  1. + I ri. Hapet Voucher i ri.
  2. Te Të dhënat e voucherit shkruani Përshkrimin (i detyrueshëm, p.sh. Voucher dhurate 50€). Zgjidhni Partnerin ose programin e Lojalitetit: ruhet vetëm njëri nga të dy. Aktiv (i ndezur si parazgjedhje) e lejon përdorimin në shitje.
  3. Te Vlerat dhe limitet plotësoni Limitin, Zbritjen (%) dhe Vlerën Max.Ditore.
  4. Te Lidhjet zgjidhni Mod. Artikujve: modelin e artikujve ku vlen voucheri.
  5. Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.
Voucher i ri në Finabit Web

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Tjera › Vouchers. Lista hapet si tab.

Lista Vouchers në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Emri (partneri), Përshkrimi, Limiti, Shfrytëzuar, Aktive. Shiriti ka edhe Detajet.

Hapat ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Voucher (I Ri).
  2. Zgjidhni Partnerin ose Lojalitetin, shkruani Limitin dhe Përshkrimin. Aktiv është i shënuar.
  3. Zgjidhni Mod. Artikujve dhe plotësoni Zbritjen dhe Vlerën Max.Ditore.
  4. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Voucher (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit