Tema
Njësitë
Njësitë matëse (copë, kg, l, m2, muaj…) që përdoren te artikujt.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Njësitë
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Njësitë e Artikujve
Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Njësitë

Lista ka butonat + I ri, Modifiko dhe Eksporto.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet faqja Njësi e re.

Shkruani Emërtimin e njësisë (i detyrueshëm).
Klikoni Ruaj ose Ruaj & I Ri. Mbyll del pa ruajtur.
Njësi e re mund të shtohet edhe direkt nga kartela e artikullit, me butonin pranë fushës Njësia.
Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Njësitë e Artikujve. Lista hapet si tab Njësitë e Artikujve.


Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Njësi e re
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Njësia e Artikullit (I Ri).

Te Njësia shkruani emrin e njësisë.
Te Njësia ATK zgjidhni njësinë përkatëse nga lista standarde (p.sh. Copë, Litër, Kilogram neto). Kjo përdoret në raportimin te ATK-ja.

Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.