Skip to content

Shitjet e Artikujve sipas Muajit ​

Shitjet e çdo artikulli sipas muajve të vitit.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Shitjet e Artikujve sipas Muajit

Shitjet e Artikujve sipas Muajit në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën (vitin), Njësinë, Tipin e Artikullit, Konsumatorin dhe Sasinë (p.sh. Origjinale).
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Detalizo sipas Njësisë
  • Të gjithë

Butonat ​

ButoniÇka bën
Selekto konsumatoretKufizon raportin te konsumatorët e zgjedhur.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Grupi, Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Shitjet e Artikujve sipas Muajit.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Shitjet e Artikujve për Muaj. Lart zgjidhni Periudha (viti), Njësia, Tipi i Artikullit, Konsumatori (Të gjithë ose Selekto) dhe Sasia (p.sh. Origjinale).

    Shitjet e Artikujve për Muaj në Finabit Desktop
  2. Detalizo sipas Njësisë ndan sasitë sipas njësive.

  3. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Grupi dhe një kolonë për çdo muaj (Janar … Dhjetor); poshtë dalin totalet.

  4. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit