Skip to content

Listat: kërkimi, filtrat dhe pamjet ​

Shumica e faqeve hapen si listë (për shembull lista e faturave). Të gjitha listat punojnë njësoj.

Shiriti i veprimeve ​

ButoniÇka bën
+ I riHap formën për regjistrim të ri.
ModifikoHap rreshtin e zgjedhur për ndryshim. Mund të klikoni dy herë mbi rresht.
EksportoShkarkon listën në Excel.
PrintoPrinton dokumentin e zgjedhur ose listën.
Më shumëVeprime shtesë për rreshtin e zgjedhur (analitika, auditimi, anulimi etj.).
RifreskoRingarkon të dhënat.

Kërkimi dhe filtrat ​

  • Fusha Kërko… mbi tabelë filtron rreshtat sipas tekstit.
  • Filtri i periudhës (për shembull Muaji aktual) dhe i njësisë kufizojnë të dhënat që ngarkohen.
  • Ikona e filtrit djathtas hap panelin Views me pamjet e ruajtura dhe filtrat e avancuar.

Kujdes me kërkimin e ruajtur

Teksti i kërkimit ruhet për secilën listë dhe rikthehet kur e hapni sërish listën. Nëse një listë duket se ka pak rreshta, kontrolloni fushën Kërko… dhe pastrojeni.

Kolonat ​

  • Tërhiqni kokën e kolonës për ta zhvendosur, ose skajin për ta zgjeruar.
  • Nga ikona e kolonave zgjidhni cilat kolona shfaqen.
  • Klikimi mbi kokën e kolonës rendit listën.

Lista dhe Analiza ​

Butonat Lista / Analiza lart djathtas ndërrojnë pamjen: Analiza i grupon të dhënat në grafikë dhe tabela përmbledhëse.

Numri i rreshtave ​

Poshtë tabelës shfaqet për shembull 50 nga 299 rreshta. Rreshtat e tjerë ngarkohen kur lëvizni poshtë.

Finabit Web · Terabit