Skip to content

Mjetet themelore ​

Regjistri i mjeteve themelore (pajisje, vetura, mobilje, objekte) me vlerën e blerjes, rivlerësimin, amortizimin dhe vlerën aktuale.

Ku gjendet: Mjetet themelore › Mjetet themelore

Menyja Mjetet themelore në Finabit WebLista e mjeteve themelore në Finabit Web

Te Viti zgjidhni vitin e llogaritjes. Kolonat: Numri, Aseti, Kategoria, Jetëgjatësia, Data e blerjes, Punëtori, Vl. bl. para vitit, Vlera në fillim të vitit, Vl. bl. në vit, Rivlerësimi, Amortizimi, Vlera aktuale, Statusi, Sasia. Lart djathtas: Lista, Analiza dhe Pivot. Te paneli Pamjet ruani renditjen dhe filtrat (Ruaj pamjen aktuale, Ruaj si standard të kompanisë).

ButoniÇka bën
I ri / ModifikoHap formën Mjet themelor.
Menaxho DokumentatBashkëngjit dokumente (fatura, garanci, foto) te mjeti i zgjedhur.
Importo asete nga llogaritëKrijon mjete themelore nga blerjet e regjistruara në llogaritë e aseteve.
Azhuro jetëgjatësinëNdryshon jetëgjatësinë për mjetet e zgjedhura.
Printo / Printo FletëregjistriminPrinton listën ose fletën e regjistrimit (inventarit) të mjeteve.

⋮ në rresht hap Vështro, Modifiko dhe Fshij.

Menyja e rreshtit

Regjistrimi i një mjeti ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet Mjet themelor; Numri plotësohet vetë me numrin e radhës.

  2. Te Të dhënat themelore shkruani Asetin (emrin) dhe zgjidhni Kategorinë. Kategoritë vijnë nga Kategoritë.

    Zgjedhja e kategorisë
  3. Pas zgjedhjes së kategorisë, Jetëgjatësia (vite) merr vlerën e kategorisë (p.sh. 4 për Paisje IT); mund ta ndryshoni.

  4. Zgjidhni Metodën: Metoda Linear (shuma e njëjtë çdo vit) ose Metoda Zbritëse (shuma zvogëlohet çdo vit). Vendosni Datën e aktivizimit dhe Konventën: Mujore, Gjysmëvjetore ose Vjetore.

  5. Te Të dhënat e blerjes zgjidhni Furnitorin, Datën e blerjes (e detyrueshme), Numrin e faturës, Vlerën e blerjes dhe Sasinë.

  6. Te Vlerat shkruani vlerën Fillestare. Rivlerësimi, Amortizimi dhe Aktuale llogariten nga Ditarët; Vlera e mbetur është vlera që mbetet në fund të jetëgjatësisë.

    Mjet themelor i plotësuar
  7. Te Të dhënat tjera zgjidhni Llojin e mjetit (Blerje ose Donacion), Punëtorin përgjegjës, Njësinë, Prodhuesin, Lokacionin, Projektin dhe shkruani Përshkrimin.

  8. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Kur dilni nga forma pa ruajtur, Finabit pyet Ndryshime të paruajtura: Largohu pa ruajtur e mbyll formën pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Mjetet Themelore › grupi Listat › Mjetet Themelore. Butoni Mjet Themelor te grupi I Ri hap direkt formën e re.

Tabi Mjetet Themelore në Finabit DesktopLista e mjeteve themelore në Finabit Desktop

Te Periudha zgjidhni vitin. Kolonat: Numri, Aseti, Kategoria, Jetëgjatësia, Data e Blerjes, Punëtori, Vl. bl. para vitit, Vlera fill., Vl. bl. në vit, Vlera e rivlerë., Vlera e amo., Vlera Aktuale, Statusi. Butonat: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Menaxho Dokumentat, Historia e aseteve, Importo Asete nga Llogaritë, Azhuro Jetëgjatësinë, Importo të dhëna nga Exceli, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

  1. Klikoni I Ri. Hapet Mjet themelor (I Ri).

    Mjet themelor (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Të dhënat themelore plotësoni Asetin, Numrin, Kategorinë (butoni + shton kategori të re), Metodën, Jetëgjatësinë, Datën e aktivizimit dhe Konventën.

  3. Te Të dhënat e Blerjes: Furnitori, Data e Blerjes, Numri i Faturës, Vlera e Blerjes dhe Sasia.

  4. Te Vlerat shkruani Fillestare dhe Vlera e mbetur; Rivlerësimi, Amortizimi dhe Aktuale llogariten nga ditarët.

  5. Te Të dhënat tjera: Lloji i mjetit, Punëtori, Njësia, Prodhuesi, Lokacioni, Projekti dhe Përshkrimi.

  6. Ruaje & Mbylle.

Kur e mbyllni pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.

Historia e aseteve ​

Zgjidhni mjetin dhe klikoni Historia e aseteve. Dritarja tregon lart Vlerën fillestare, Vlerën e amortizimit, Vlerën e rivlerësimit, Vlerën aktuale dhe Vlerën e mbetur, dhe poshtë çdo ditar që ka prekur mjetin: Tipi (Amortizim, Rivlerësim, Çregjistrim), Data, Muajt, Vlera paraprake, Vlera mujore, Vlera e amortizimit, e rivlerësimit, e çregjistrimit dhe Vlera aktuale.

Historia e Aseteve në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit