Tema
Libri i madh
Libri i madh: të gjitha regjistrimet kontabël (urdhëresat) të periudhës, rresht për rresht.
Ku gjendet: Raportet › Financat › Libri i madh

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Kompaninë.
- Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Modifiko | Hap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur. |
| Rikonto | Rikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij). |
Kolonat
ID e Urdhneses, Data, Numri, Llogaria, Emri, Përshkrimi, Debi, Kredi, Tipi.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Libri i madh.

Raporti hapet si tab Libri i madh. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe Kompania.

Kolonat: ID e Urdhëresës, Data, Tipi, Numri, Llogaria, Emri, Përshkrimi, Debi, Kredi; poshtë totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito (hap dokumentin), Fshij, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.