Skip to content

Kontrollat e stokut ​

Kontrollet e stokut në njësi (p.sh. numërimi i shpejtë në fund të ndërrimit).

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Terminet › Kontrollat e stokut

Kontrollat e stokut në Finabit Web

Hapat ​

  1. Kjo listë nuk ka filtra periudhe: hapet menjëherë me të gjitha rreshtat.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
I riShton një rresht të ri.
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Njësia, Punëtori, Data.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Terminet (shigjeta poshtë) › Kontrollat e stokut.

Menyja Terminet te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Kontrolla e Shankeve. Lista shfaqet menjëherë, pa filtra.

    Kontrollat e stokut në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Njësia, Punëtori, Data; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit