Skip to content

Regjistrimet ​

Asistenti mund të regjistrojë dokumente në Finabit, por asgjë nuk regjistrohet pa konfirmimin tuaj.

Konfirmimi ​

  1. Kërkoni regjistrimin me fjalë, ose ngjitni (Ctrl+V) ose bashkëngjitni me + foton ose PDF-në e dokumentit.
  2. Asistenti përgatit veprimet dhe i shfaq te kartela veprime në pritje. Hapni çdo veprim për të parë të dhënat që do të futen.
  3. Klikoni:
    • Konfirmo: veprimi kryhet;
    • Anulo: asgjë nuk regjistrohet;
    • Lejo gjithmonë: ky lloj veprimi kryhet pa pyetje në të ardhmen (e hiqni te Detyrat e planifikuara).

Derisa veprimi është në pritje, duhet ta konfirmoni ose anuloni para se të dërgoni mesazh tjetër.

Kartela me veprimet në pritje: Anulo, Lejo gjithmonë, Konfirmo

Nëse asistenti nuk e tregon çka do të futë, shkruani më trego para se ta regjistrosh. Pas regjistrimit, asistenti jep lidhjen për ta hapur dokumentin në Finabit Web.

Fatura nga foto ose PDF ​

  1. Ngjitni foton ose PDF-në e faturës dhe shkruani p.sh. Regjistroje këtë faturë blerjeje.
  2. Asistenti e lexon faturën: furnitorin (emrin, NUI-n, numrin e TVSH-së, adresën), numrin dhe datën, artikujt, sasitë dhe çmimet.
  3. Nëse furnitori ose artikujt nuk ekzistojnë, propozon fillimisht krijimin e tyre (furnitori mund të kontrollohet në ARBK), pastaj përgatit faturën.
  4. Kontrolloni të dhënat dhe konfirmoni.
Fatura e ngjitur në mesazhTë dhënat e furnitorit të lexuara nga faturaArtikujt që do të krijohen nga fatura

Te blerjet kërkohet numri i faturës së furnitorit. Asistenti kontrollon dublikatet dhe e bashkëngjit PDF-në te fatura. Fatura nuk shënohet e paguar pa e kërkuar ju (shihni Pagesat).

Llojet e regjistrimeve ​

LlojiÇfarë bën asistenti
Faturat e shitjes dhe blerjesgjen ose krijon partnerin, kontrollon dublikatet, gjen artikujt ose kontot, bashkëngjit PDF-në
Dokumentet e tjeraoferta, porosi, kthime, nota debitore dhe kreditore, profatura, fletëhyrje dhe fletëdalje; kalimi në hapin tjetër (p.sh. ofertë → faturë) dhe kopjimi në datë tjetër (qiraja, abonimet)
Lëvizjet interne dhe prodhimitransferimi i mallit mes njësive dhe prodhimi sipas normativit; parapamja paralajmëron nëse stoku bëhet negativ
Urdhëresat manualeruhen vetëm kur debia është e barabartë me kredinë dhe kontot ekzistojnë
Pagat dhe mjetet themelorehapja, llogaritja dhe mbyllja e periudhës së pagave; mjetet themelore, zhvlerësimi dhe çregjistrimi
Proceset e tjerandryshimi i çmimeve, numërimi i stokut, faturat nga kontratat me këste, fletëporositë e prodhimit, aprovimi i porosive dhe i pushimeve
Të dhënat bazënjësitë, grupet e artikujve, kontot, punëtorët, pushimet, buxhetet, kontratat; ndryshohen vetëm fushat që i përmendni
Korrigjimetndryshimi i dokumenteve, anulimi me kthim, heqja e pagesave të gabuara; dokumentet e mbyllura, të paguara ose të fiskalizuara zakonisht nuk preken

Shembuj:

  • Fute këtë faturë si blerje, afati 45 ditë, dhe bashkëngjite PDF-në.
  • Kalo 20 copë të artikullit X nga Depo Prishtinë në Dyqani 2.
  • Regjistro urdhëresën: qiraja e tetorit 450 €, 6231 në debi, 2021 në kredi.
  • Regjistro pushim vjetor për punëtorin X nga 9 deri 20 nëntor.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit