Tema
Relacionet e Artikujve
Lidh artikujt tuaj (lokalë) me kodet e artikujve të një partneri (të jashtëm), me koeficient konvertimi. Përdoret kur importohen dokumente nga furnitorët me kodet e tyre.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Relacionet e Artikujve
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Relacionet e Artikujve
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Relacionet e Artikujve

Çdo rresht ka kolonat Artikulli lokal, Artikulli i jashtëm dhe Koeficienti, me ikonën e ruajtjes dhe të fshirjes në fund.
Hapat
Klikoni Shto relacion. Lart shtohet një rresht bosh.

Te Artikulli lokal shkruani kodin e artikullit tuaj dhe te Artikulli i jashtëm kodin e artikullit te partneri.
Te Koeficienti shkruani sa njësi tuajat janë një njësi e partnerit (p.sh. 12 nëse partneri shet pako me 12 copë).
Klikoni ikonën e ruajtjes (disketa) në fund të rreshtit. Ikona e kuqe e koshit e fshin rreshtin.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Relacionet e Artikujve.

Hapet dritarja Relacionet e artikujve me tabelën e relacioneve:
- LocalItemID: shifra e artikullit në Finabit.
- RemoteItemID: shifra e të njëjtit artikull në sistemin tjetër (p.sh. te furnitori).
- Koeficient: sa njësi të artikullit lokal i përgjigjen një njësie të artikullit tjetër.
- Në rreshtin e fundit (me *) shkruani shifrat dhe koeficientin.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.