Tema
Numërimi i Stokut
Numërimi i stokut regjistron sasitë e numëruara fizikisht, zakonisht me skaner barkodi. Numërimi më vonë importohet te Regjistrimet, ku krahasohet me stokun në libra.
Ku gjendet: Artikujt › Katalogu › Numërimi i Stokut
Lista
Kolonat: Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Vërejtja, Tipi, Faturuar. Butonat: I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko, me filtrat e periudhës dhe njësisë.
Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Njësinë (e detyrueshme). Pa njësi nuk mund të shtohen artikuj.
- Kontrolloni Datën, Afatin e përfundimit dhe, nëse duhet, Porositësin, Numrin dhe Referencën.
- Skanoni barkodin te fusha Barkodi… (çdo skanim shton artikullin) ose klikoni Shto rresht dhe zgjidhni artikullin.
- Shkruani Sasinë e numëruar.
- Ruaj.

| Fusha | E detyrueshme | Përshkrimi |
|---|---|---|
| Njësia | Po | Depoja/njësia që numërohet. |
| Porositësi | Personi që e kërkoi numërimin. | |
| Data | Po | Data e numërimit. |
| Numri, Referenca, Vërejtje | Të dhëna identifikuese. | |
| Afati i përfundimit | Deri kur duhet përfunduar numërimi. | |
| Gjenero urdhëresën e transaksionit | Krijon regjistrimin kontabël. |