Skip to content

Targetet e shitjes ​

Targetet e shitjes sipas njësisë, vitit dhe muajit, me sasitë e planifikuara për artikuj.

Ku gjendet dhe lista ​

Ku gjendet: Kompania › Njësitë › Targetet e shitjes

Lista Targetet e shitjes në Finabit Web

Kolonat e listës: Njësia, Viti, Muaji dhe Ditët. Lart janë + I ri, Modifiko dhe Eksporto.

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Tjera › Targetet e Shitjes. Lista hapet si tab Targjetet e shitjes.

Lista Targetet e shitjes në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Njësia, Viti dhe Muaji. Shiriti ka butonat bazë të listës: I Ri F2, Edito F3, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela. Shiriti ka edhe Kopjo nga këto dhe Realizimet.

Krijimi ​

  1. + I ri. Hapet Targjet i ri.
  2. Zgjidhni Njësinë (e detyrueshme). Viti dhe Muaji propozohen sipas datës së sotme; Ditët propozohen gjithashtu (p.sh. 27).
  3. Te Detajet e targetit, për çdo rresht zgjidhni artikullin te Shifra dhe shkruani Sasinë ditore dhe Sasinë për Vit. Sipas nevojës zgjidhni Kategorinë e Partnerit.
  4. Ruaj. Me Kthehu dilni pa ruajtur.
Forma e re në Finabit Web
  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet dritarja Targjeti i shitjes (I Ri).
  2. Zgjidhni Njësinë, Vitin dhe Muajin. Nr. i ditëve del vetë.
  3. Te tabela, për çdo rresht zgjidhni artikullin te Shifra dhe shkruani Sasinë ditore dhe Sasinë për Vit. Sipas nevojës zgjidhni Kategorinë Partnerit.
  4. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).
Forma e re në Finabit Desktop

Me Mbylle forma mbyllet. Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes ruan, No mbyll pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit