Skip to content

Llogaritë (Preferencat e Kompanisë) ​

Llogaritë kontabël të parazgjedhura të kompanisë, që përdoren kur dokumentet nuk kanë llogari të veçantë.

Vetëm për administratorët

Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.

Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Preferencat e Kompanisë › Llogaritë

Llogaritë e kompanisë në Finabit Web

Grupet (majtas):

  • Të përgjithshme: llogaria e pagave neto, varianca e çmimit mesatar, të hyrat/shpenzimet për kontrata, keshi.
  • Gjenerale: avansi i punëtorit, TVSH e blerjes dhe e shitjes, TVSH e mbetur për pagesë, pagueshmëritë, arkëtueshmëritë, avanset e furnitorëve dhe konsumatorëve, tatimi në burim.
  • Grupet e artikujve: llogaritë hyrëse, shpenzuese dhe të aseteve për artikujt pa grup.
  • Importi, POS, Partnerët.
  1. Zgjidhni llogarinë te lista pranë cilësimit; × e heq.
  2. Kërko një cilësim dhe Trego kodet e kolonave punojnë si te Preferencat Gjenerale.
  3. Klikoni Ruaj.

Ku gjendet: tabi Administrimi › Preferencat › tabi Llogaritë.

Tabi Administrimi në Finabit DesktopPreferencat › Llogaritë në Finabit Desktop

Grupet: Gjenerale, Importi, Grupet e artikujve, Partnerët (partneri për DUD, akcizë, TVSH) dhe POS (partneri, keshi i shkarkuar/ngarkuar, shpenzimi, keshi kryesor). Ruaje & Mbylle ruan ndryshimet.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit