Tema
Preferencat e Shfrytëzuesve
Vlerat e parazgjedhura që i trashëgon çdo shfrytëzues (kompania, decimalet, periudha e listave, fiskalizimi, POS…), dhe ndryshimet për shfrytëzues të veçantë.
Vetëm për administratorët
Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.
Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Preferencat e Shfrytëzuesve

Pa zgjedhur shfrytëzues ndryshoni vlerat e parazgjedhura për të gjithë. Pranë shkruan sa shfrytëzues ka dhe sa kanë ndryshime.
Parametrat janë të grupuar majtas: Përgjithshme, bankJournal, Listat e dokumenteve, Fatura, Fiskalizimi, Home, Pagesat, POS. Kërko një parametar e gjen sipas emrit.
Për një shfrytëzues të veçantë, te Zgjidh shfrytëzuesin kërkoni sipas emrit ose rolit.

Hapet faqja e atij shfrytëzuesi: nën çdo parametër shkruan vlera parazgjedhur. Vetëm të ndryshuarat shfaq vetëm parametrat ku ky shfrytëzues ka vlerë tjetër; Kthe të gjitha i kthen në parazgjedhje.

Parametrat e shënuar KRITIKE (p.sh. Kompania e parazgjedhur) ndikojnë drejtpërdrejt në dokumente. Ndryshojini me kujdes.
Në Finabit Desktop preferencat e shfrytëzuesit caktohen te dritarja Preferencat (tabi Administrimi › Preferencat), tabi Lokale: printeri fiskal, llojet e raporteve të dokumenteve, decimalet, periudha e paracaktuar dhe opsionet e shitjes. Shih Preferencat Gjenerale.
