Skip to content

Shitjet sipas Grupeve ​

Shitjet sipas grupeve të artikujve, me kosto dhe marzhë.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Shitjet sipas Grupeve

Shitjet sipas Grupeve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Njësinë.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printo e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Detalizo sipas Njësisë

Butonat ​

ButoniÇka bën
DetajetHap dokumentet e rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Grupi, Njësia, Sasia, Vlera kushtuese, Vlera e shit., Profiti, Çm. i Shitjes, Ç. shit. me TVSH, Vl. shit. me TVSH.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Shitjet sipas Grupeve.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Shitjet sipas grupeve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Njësia dhe Detalizo sipas Njësisë.

    Shitjet sipas grupeve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Grupi, Njësia, Sasia, Vlera kushtuese, Vlera e shit., Profiti, Çm. i Shitjes, Ç. shit. me TVSH, Vl. shit. me TVSH; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit