Skip to content

Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne ​

Krahason sasinë e shitur në një njësi me sasinë e dërguar aty me lëvizje interne (p.sh. bari shet më shumë se sa ka marrë nga depoja).

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne

Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne në Finabit Web

Hapat ​

  1. Te Të dhënat e Shitjes zgjidhni periudhën e shitjeve (Sot, Dje, Java aktuale, Java e kaluar, Muaji aktual ose datat) dhe Njësinë destinuese.
  2. Te Të dhënat e Lëvizjes Interne zgjidhni periudhën e lëvizjeve dhe Departamentin burimor (p.sh. Shank).
  3. Raporti ngarkohet vetë; Parametrat fsheh ose shfaq kartat e filtrave, ikona ⟳ e rifreskon.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Poshtë, kartat tregojnë Gjithsej e shitur, Gjithsej LI, Gjithsej e dalur dhe Diferenca.
  6. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  7. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  8. Eksporto shkarkon listën; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
ParametratShfaq ose fsheh kartat e filtrave.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia e Shitur, Sasia e LI, Sasia e Dalur, Diferenca.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Diferenca mes shitjeve dhe lëvizjeve interne.

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne. Lart zgjidhni te Data e Shitjes: Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia; te Data e LI: Periudha, Prej dhe Deri dhe Departamenti Burimor.

    Diferenca mes shitjeve dhe lëvizjeve interne në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia e Shitur, Sasia e LI, Sasia e Dalur, Diferenca; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit