Skip to content

Printerat për POS ​

Printerat që përdorin arkat POS, p.sh. printeri i kuzhinës ose i banakut.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Printerat për POS
  • Finabit Desktop: tabi POS › grupi Veglat › Printerat për POS

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Printerat për POS

Printerat për POS te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Emri i printerit, Pathi i printerit. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Rifresko.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet dritarja Printer i ri.

    Dritarja Printer i ri
  2. Shkruani Emrin e printerit (i detyrueshëm).

  3. Te Pathi i printerit shkruani emrin/shtegun e printerit siç shihet nga kompjuteri i arkës (p.sh. emri i printerit në Windows ose adresa në rrjet).

  4. Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi POS › grupi Veglat › Printerat për POS. Lista hapet si tab Printerat per Pos.

Tabi POS në Finabit DesktopLista Printerat për POS në Finabit Desktop

Kolonat: ID, Emri i Printerit, Pathi i Printerit. Shtegu mund të jetë printer në rrjet (\\kompjuteri\printeri), emër printeri në Windows ose adresë web (http://…:4444). Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Printer i ri ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Printeri për POS (I Ri).

    Printeri për POS (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Emri i Printerit shkruani emrin (p.sh. Kuzhina).

  3. Te Pathi i Printerit shkruani shtegun e printerit.

  4. Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit